Ndërpreja e dritave në Qemal Stafa, nisin hetimet
Nisin hetimet per skandalin e ndërprerjes së dritave për 90 minuta gjate ndeshjes Gramozi- Real Madrid në stadiumin “Qemal Stafa”. Autoritetet thane se pas ketij incidenti u shoqëruan 25 persona te cilat jane marre ne pyetje për ngjarjen. Mes të shoqëruarve ishin pjesëtarë të stafit të mirëmbajtjes së stadiumit, por edhe punonjës të OSSH-së. Grupi hetimor po investigon në stadium ne pisten kryesore qe deri tani është ajo e ndërprerjes së energjisë për shkak të një defekti në transformator . Menjehere pas “Black Out” ne Stadium u propozua shkarkimi i drejtorit te stadiumit "Qemal Stafa", Perikli Dhales.
• 90 minuta errësirë në “Qemal Stafa”, fajësohet drejtori i stadiumit
• Trofeu "Taçi Oil". Reali Madridit mund 2-1 Gramozin
< I mëparshmi