Liria ekonomike, Shqipëria shënon përmirësim. Prona, ende çështje problematike
Shqiperia shenon permirësim persa i perket lirise ekonomike ne vend. Sipas indeksit vjetor për Lirinë Ekonomike te publikuar nga Fondacioni Heritage dhe gazeta “The Wall Street Journal”, Shqiperia renditet ne vendin e 25 mes 43 vendeve të Evropes. Sipas raportit niveli i lirisë ekonomike është përmirësuar me 2.3% gjatë vitit të kaluar dhe vendi ka mundur te ruajë një qëndrueshmëri të mirë makroekonomike.
Por megjithate, problem vazhdon të mbetet mjedisi rregullator i lodhshëm
dhe korrupsioni si dhe e drejta e pronesise. Regjistrimi i pasurisë
sipas raportit është përmirësuar, por siguria e të drejtës së tokës
vazhdon të jetë problem në zonat bregdetare ku ka potencial për
zhvillimin e turizmit.
Hartimi i raportit eshte mbeshtetur ne kriteret e
lirise për punën, biznesin, tregëtisë, lirise fiskale, shpenzimet
qeveritare, lirisë monetare, lirise për investime, lirinsë financiare,
të drejtën e pronës dhe lirisë nga korrupsioni.