E Diel, 1 Nëntor 2026

Trafiku i drogës, policia italiane shkatërron bandën shqiptare

Shkatërrohet në Itali një rrjet kriminal shqiptar i trafikut ndërkombëtar të drogës. Forcat e Gurdia di Finanza në Firence kanë vënë në pranga 35 persona si dhe kanë sekuestruar rreth 230 kilogram lëndë narkotike. Bëhet fjalë për heroinë, kokainë dhe marijuanë nga shitja e së cilës do të fitohej një shumë prej rreth 20 milionë eurosh.

Grupi kriminal i trafikut të drogës vepronte në Spanjë, Hollandë, dhe në
rajonet italiane të Toskanës, Lombardisë, Venetos, Marke dhe Pulia.
Përveç drogës, policia sekuestroi gjithashtu edhe 4 pistoleta dhe 8
automjete.

< I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›