E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarande policia rrugore bllokon 69 makina

Brenda dy muajsh ne Sarande dhe Delvine policia ka arritur te bllokoje 69 makina per mungese dokumentacioni si dhe ka vendosur 478 gjoba. Policia raporton se aksioni ka nisur ne fillim te muajit shtator dhe eshte shtrire ne te dyja kete qytete.

Pervec makinave te bllokua dhe gjobave policia ka bllokuar dhe 7 motocikleta si dhe ka pezulluar 23 leje drejtimi. Po ashtu aksioni i policise ka bere te mundur dhe eliminimin e xhamave te zinj te makinave. Jane rrethe 103 automjeteve te cilave jane hequr xhamat e zinj. Shuma e lekeve te marra nga gjobat e vendosura arrin ne 950.800 leke te reja.

Kontrolli i policise ka pasur te beje me dokumentacionin e qarkullimit dhe regjistrimit te automjeteve.

Gjithashtu dhe me testimin per perdoruesit e alkolit. Pjesa me e madhe e makinave te sekuestruara jane modele te prodhimit te viteve te fundit. Ndersa 7 makina jane bllokuar sepse drejtoheshin nga adoleshente pa patente afer ambienteve shkollore.

Automjete e bllokuara jane transportuar me karrotrec nga ana e Policise Rrugore ne pikat e bllokimit ne Dragot te rrethit Tepelene si dhe ne pikat e bllokimit prane komisariateve Sarande dhe Delvine

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›