Plagoset rëndë 18-vjeçari për një sheslog

Në pranga përfundoi Lulzim Pjetri, lindur e banues në lagjen “Tre Herojt” të qytetit Shkodër, i dënuar me parë, për veprën penale “Mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”.
Arrestimi i tij u bë, pasi dje rreth orës 16.00, në plazhin e Velipojës, i lartpërmenduri ka goditur me send të forta, në trup dhe në kokë shtetasin Jetmir K. 18 vjeç, lindur e banues në lagjen “Qemal Stafa” të qytetit Shkodër, i cili ndodhet i shtruar në Spitalin Rajonal të qytetit Shkodër, ku po merr ndihmën e duhur mjekësore.
Nga hetimet e kryera, rezultoi se ngjarja ka ndodhur pas një grindje të çastit, për motive të dobëta, (pas një debati mes tyre për një sheslog plazhi). “30 vjeçari u kap në flagrancë, falë ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve policore të plazhit, të cilët me të marrë informacion, arritën në vendin e ngjarjes, dukë bërë kështu të mundur qetësimin e situatës dhe parandalimin krimit”, bëri me dije policia e Shkodrës.
U kryen të gjitha veprimet e duhura hetimore e procedurale dhe materialet në ngarkim te shtetasit Lulezim Pjetri, iu kaluan për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”. /Start/
2012-07-26 09:07