E Shtunë, 31 Tetor 2026

Helikopteri i blerë nga Shqipëria aksidentohet në Francë

Por, gjithçka ka shkuar më së keqi, pasi helikopteri që do të sillej në Shqipëri është përfshirë në një aksident në Alpet e Francës, duke shkaktuar vdekjen e të gjithë pjesëtarëve që ndodheshin në të.

Ministria jonë e Mbrojtjes konfirmoi lajmin e aksidentit dhe anulimin e ceremonisë me këtë rast, por nuk dha shumë shpjegime, vetëm duke bërë të ditur se helikopteri i aksidentuar, është i llojit “Cougar”.

Një zëdhënës i Eurocopter tha se gjashtë burrat në bordin e helikopterit “Cougar”, një version i Puma civile Super AS 532 aeroplanëve AL, i  projektuar për përdorim ushtarak, ishin pilotët e testit dhe inxhinierët që punojnë për grupin. Sipas zëdhënësit, avioni ishte në një fluturim provë para se të dorëzohej për një blerës, që është Shqipëria.

Drejtori i Sigurisë në Eurocopter, Gilles Bruniaux, i përshkroi inxhinierit si “profesionist”. Dyshohet se ngjarja ndodhi pasi helikopteri ka prekur një tel elektrik. Copëzat e helikopterit u gjetën në afërsi të fshatit La-Palud-sur-Verdon, në Francën juglindore.

Ekspertët nga autoritetet e aviacionit francez dhe stafi i Eurocopter shkuan  në vendin e ngjarjes për të ndihmuar dhe për të përcaktuar shkakun, tha kompania.

Marrëveshja për blerjen e dy helikopterëve është nënshkruar në vitin 2009, ku Ministria e Mbrojtjes do t’i përdorte ato për transportimin e personaliteteve si dhe për nevoja të tjera të ushtrisë. Për këtë rast. Ministria e Mbrojtjes kishte parashikuar që sonte në orën 18:00 të organizonte edhe një ceremoni, e cila dështoi. /S.Lleshi/Start/

                                                                                             2012-07-26 10:16
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›