Vrasjet në Pukë, kërkohet pezullimi i Shefit të Komisariatit

Kërkesa për pezullim është bërë pas denoncimit nga ana e Avokatit të Popullit, i cili akuzoi komisariatin e Policisë mos ndërhyrje për të shmangur vrasjen e dyfishtë në fshatin Mardhnaq, ngjarje e ndodhur më 29 qershor të këtij viti. Nga ngjarja mbetën të vdekur vëllezërit Hil dhe Paulin Markajt si dhe u plagosën bashkëshortet dhe një djalë i ri.
Sipas kallëzimit të Avokatit të Popullit, rezulton se shefi i Komisariatit të Policisë Pukë, Ridvan Bushati, specialisti i zones, Lulzim Latifi, shefi i krimeve te lehta Qetësor Gurra, kanë pasur dijeni në lidhje me konfliktet mes familjeve në fjalë, dhe pavarësisht këtij fakti, jo vetëm që nuk kanë marrë asnjë masë për parandalimin e përshkallëzimit të këtij konflikti, por gjithashtu, në rastin e fundit para ndodhjes së ngjarjes së datës 29.06.2012, nuk e kanë referuar materialin kallëzues në Prokurori dhe e kanë mbyllur si një konflikt të thjeshtë. /Start/
2012-07-26 09:22