E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha-Fathallah Egjipti mbetet i angazhuar per bashkepunimin me Shqiperine

Kryeministri priti sot në një takim zv/ministrin e Jashtëm të Egjiptit, Ahmed Amin Fathallah.

Kryeministri Berisha dhe Fathallah, pasi vlerësuan marrëdhëniet shumë të mirë midis dy vendeve tona, shprehën vullnetin për forcimin e bashkëpunimit në fushën ekonomike.

Ai i shprehu Fathallahut mirënjohjen për mbështetjen që Egjipti ka dhënë veçanërisht në fushën e arsimit, me ofrimin e një numri të konsiderueshëm bursash studimi. Pasi bëri një paraqitje të shkurtër të potencialeve që ka Shqipëria në fusha të ndryshme, kryeministri theksoi se ekzistojnë hapësira të mëdha për rritjen e shkëmbimeve ekonomike dhe të investimeve.

Nga ana e tij, Fathallah, pasi i shprehu Kryeministrit falënderimet për pritjen shumë të ngrohtë, u shpreh se qeveria egjiptiane mbetet e angazhuar për të forcuar më tej bashkëpunimin me Shqipërinë veçanërisht në fushën e bujqësisë, turizmit dhe infrastrukturës rrugore etj.

Në takim, u diskutua edhe për zhvillimet në rajon. Kryeministri Berisha theksoi se njohja e shtetit të ri të Kosovës është një kontribut i qenësishëm për paqen e stabilitetin në rajon.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›