SHBA Arvizu Zgjedhjet fusha e lojes te jete e barabarte per te gjithe

“Personalisht, dua të them se jam shqetësuar për incidentet që ndodhin për shkak të zgjedhjeve.
Ne e kuptojmë që politika do të fitojë dhe kjo është esenca e politikës.
Por pika më esenciale për Shqipërinë është jo vetëm kush do të fitojë, por edhe si do të fitojë, e se sa i qetë do të jetë ky proces.
Dëshira ime është që të gjithë ata që kandidojnë, të mos mendonin më shumë për fitoren, sesa për njerëzit nga do zgjidhen”.
Kështu u shpreh sot ambasadori amerikan, Aleksandër Arvizu, sipas të cilit, ajo që është më e rëndësishme, është që këto zgjedhje nuk duhet t’u shkaktojnë njerëzve ankth, keqardhje dhe dëshpërim.
“Por supozohet t’u japin njerëzve shpresë për të ardhmen”, tha ai.
Duke shtuar se qeveria duhet të bëjë çdo gjë të mundur që zgjedhjet të jenë transparente dhe fusha e lojës të jetë e barabartë për të gjithë.
“Dhe sigurisht KQZ duhet të bëjë punën e vet ashtu si PD, PS dhe partitë e vogla duhet të zbatojnë rregullat dhe të mendojnë për votuesit e jo vetëm për të fituar.
Sigurisht duhet të shikojnë mënyrën sesi të ndihmojnë njerëzit. Jo gjithçka për fitoren. Partitë duhet të dinë edhe si të humbasin. Edhe humbja dërgon një mesazh të mirë për njerëzit”, tha ai mes të tjerash.
Ambasadori amerikan ndodhej në Elbasan për njohjen me planin strategjik 10-vjeçar të zhvillimit të qytetit.
Ai u njoh me detajet se çfarë përmbante ky plan dhe u shpreh se ishte hera e parë që ndodhej në një vizitë zyrtare në këtë qytet.
Duke folur për këtë plan, ai tha se pavarësisht se cilës parti i përkasin, kryetari i bashkisë apo stafi i baskisë, ata duhet të mendojnë në radhë të parë për qytetarin.
Nga ana e tij, kryetari i bashkisë Qazim Sejdini tha se ky është një plan strategjik për të cilin qytetarët e Elbasanit kanë shumë nevojë.