E Diel, 1 Nëntor 2026

Plagosi me armë zjarri 56-vjeçarin në një lokal në Tiranë, shpallet në kërkim 53-vjeçari

Policia e Tiranës ka identifikuar dhe shpallur në kërkim shtetasin A. D., 53 vjeç, si autor të dyshuar të plagosjes me armë zjarri të shtetasit I. D., 56 vjeç, ngjarje e ndodhur një ditë më parë në një lokal në rrugën “Imer Ndregjoni”.

Mbi ngjarjen nuk bëhen me dije më shumë detaje, teksa specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 4, kanë vijuar veprimet hetimore intensive për zbardhjen e plotë të rastit.

Policia njofton se po punohet për kapjen e autorit të dyshuar dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes, nën drejtimin e Prokurorisë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›