E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plagosi me thikë, arrestohet 16 vjeçari


Një 16-vjeçar nga Shkodra është arrestuar nga policia e këtij qyteti pasi ka plagosur
një të ri pas një grindje të çastit.
Policia tha se në pranga u vu J.Karagjozi pasi ditën e djeshme ka plagosur me thikë 19-vjeçarin A.V për motive të dobëta.
Karagjozi është larguar nga vendi i ngjarjes, por është arrestuar mbrëmjen e së mërkurës në dalje të Shkodrës.
Ndërsa i riu i plagosur po mjekohet në spitalin e Shkodrës dhe është jashtë rrezikut për jetën.
16-vjeçari Karagjozi akuzohet për veprat penale të "Plagosje së rëndë me dashje" dhe "Mbajtjes pa leje të armëve të ftohta".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›