Plagosin me thike te riun kapen vellezerit
TIRANE - Nje 21-vjecar ka mbetur i plagosur rende pasi mori disa goditje me thike ne pjese te ndryshme te trupit kur po pinte kafe ne nje lokal prane zones se njohur si Selvia ne Tirane. Ngjarja ndodhi mbremjen e se henes kur Reshat Qatromi eshte sulmuar nga dy persona qe me pas jane identifikuar dhe jane arrestuar nga policia. Burime nga Komisariati Nr.4 thane se te dyshuarit u shoqeruan mesditen e djeshme dhe ne mbremje ata pranuan se ishin autore te plagosjes duke u arrestuar ne flagrance. Sipas policise dy shtetasit jane vellezerit Mark dhe Preke Shpendi perkatesisht 23 dhe 20 vjec. Ngjarja per te cilen ata akuzohen ndodhi rreth ores 2300 te se henes ne nje lokal mes Selvise dhe rruges Fortuzi. Te rinjte pasi goditen me thika 21-vjecarin Qatromi i cili ishte i shoqeruar edhe nga disa miq te tij ne lokal nxituan te largoheshin nga vendi i ngjarjes. Klientet e lokalit dhe miqte e te plagosurit lajmeruan menjehere ne sallen operative duke denoncuar ngjarjen si dhe dhane pershkrimet e tyre per autoret e plagosjes.