E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plagosi me thikë të birin, arrestohet 53-vjeçari

Në pranga ra Guri Demir Xhukellari, 53 vjeç, banues në fshatin Verdovë në Pogradec.

Gjatë një grindje për motive të dobëta në banesën e tij, ka plagosur me mjet te mprehte (thikë) duke i shkaktuar një plagë, djalit të tij shtetasin Olger Xhukellari 28-vjeç.

I dëmtuari aktualisht ndodhet ne spitalin civil të Pogradecit jashtë rrezikut për jetën, ndërsa materialet për këtë rast i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”. /Start/

                                                                                             2011-11-14 10:06
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›