E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkarkohet kreu i Gjykatës së Apelit Tiranë

Këshilli i Lartë i Drejtësisë, vendosi që të shkarkojë Metush Saraçin nga postit, ndërsa është komanduar përkohësisht në këtë detyrë, Alaudin Malaj, për një afat tremujor.

Mbledhja e KLD-së u drejtua nga kryetari i Këshillit, Presidenti Bamir Topi, ndërsa ende nuk ka ndonjë njoftim zyrtar në lidhje me motivin e largimit nga detyra të kreut të Gjykatës së Apelit për Tiranën.

Gjatë mbledhjes, është vendosur që të aplikohet një sistem vlerësimi për kandidatët për kryetar të gjykatave në të gjithë vendin si dhe një inspektim urgjent për këto kandidatura.

                                                                                             2011-11-14 11:57
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›