Shkon për të gjuajtur shpend, vetëvritet aksidentalisht

Policia e Shkodrës bëri me dije se Shpend Kruja, 47 vjeç, banues në Tiranë, humbi jetën dje aksidentalisht në fshatin Zagorë të rrethit Malësi e Madhe, si rezultat i shkrepjes pa dashje të armës së gjahut.
Sipas zëdhënëses së policisë së Shkodrës, Fatbardha Çelepia, Kruja, kryetar i shoqatës së gjuetarëve në Tiranë, ndodhej për gjueti së bashku me dy miq të tij në zonën e fshatit Zagorë dhe gjatë përdorimit të armës së gjahut, çifte, nga pakujdesia është vetëplagosur.
Me gjithë ndihmën e shpejtë të dhënë ndaj këtij shtetasi, nga plaga e rëndë të marrë ai nuk ka mundur të mbijetojë duke ndërruar jete. /Start/
2011-11-14 10:25