Ligjet miratojnë në parim Buxhetin 2012

Opozita e cilësoi të dështuar buxhetin, duke dhënë edhe arsyet e votës së saj kundër.
Drejtoresha e Përgjithshme e buxhetit në Ministrinë e Financave, Mimoza Dhëmbi, duke njohur anëtarët e komisionit me projektligjin, tha se p/buxheti synon ruajtjen e stabiliteti makroekonomik. Sipas saj, për hartimin e tij, është marrë parasysh edhe presioni që mund të vijë nga kriza në vendet fqinje. "P/buxheti i shtetit për vitin 2012 synon ruajtjen e stabilitetit makroekonomik, inflacionin në nivelet rreth 3 %, një borxh publik brenda kufirit prej 60 % si dhe rritje ekonomike rreth 4.3 %", deklaroi Dhëmbi.
Ajo bëri të ditur se objektivat do të vazhdojnë të jenë rritja e pagave dhe pensioneve, mbështetja me rreth 5 % e PBB-së e investimeve publike, duke ruajtur nivelin më të lartë të investimeve publike. "Totali i të ardhurave parashikohet me një rritje prej 8 %, ose 356 miliardë lekë, me një rendiment fiskal prej 25.5 % të PBB-së. Të ardhurat nga tatimet dhe doganat parashikohen 251 miliard lekë. Shpenzimet e buxhetit të shtetit parashikohet të jenë në parametrat që të mundësojnë një deficit jo më shumë se 3 %, ose rreth 397 miliardë lekë sa 28.5 % e PBB-së", sqaroi Dhëmbi.
Ndërkohë, miratimi i buxhetit është shoqëruar me debate mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Kjo e fundit ka kritikuar mënyrën e hartimit dhe shpërndarjes së tij, ndërsa e ka konsideruar si një buxhet që nuk merr parasysh krizën dhe nuk ndalet në uljen e borxhit publik. Deputeti socialist, Bashkim Fino, akuzoi qeverinë për një mbështetje të vogël të pushtetit vendor. Sipas tij, të ardhurat për pushtetin vendor në buxhet janë më të ulëta se një vit më parë.
Ndërkaq, deputeti Pandeli Majko gjatë fjalës se tij, ka vënë theksin në nivelin e lartë të borxhit publik. Pas diskutimit e miratimit në komisionet e përhershme parlamentare, buxheti i vitit 2012 do të shqyrtohet në seancë plenare në parim në datë 25 nëntor, ndërsa nen për nen do të diskutohet në datë 5 dhjetor 2011. /Start/
2011-11-14 11:17