E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vodhi droge dhe arme arrestohet shqiptari

Athine

Nje emigrant shqiptar ka dashur te perfitoje para nga droga e vjedhur ne banesen e disa bashkatdhetareve te tij por policia e ka pikasur dhe e ka vene ne pranga. Lende narkotike arme pranga kapele maska dhe uniforma policie ishin disa nga materialet qe u gjeten ne banesen e nje cifti shqiptaresh ne Athine qe mbaheshin ne vezhgim nga policia prej nje muaji. Sipas mediave greke qe iu referohen burimeve policore 42-vjecari kishte dijeni se ne nje banese aty afer disa bashkekombesit e tij kishin fshehur lende narkotike dhe arme keshtu qe nuk hezitoi te hyje dhe ti vjedhe te gjitha. Pas kesaj ai dhe bashkeshortja dilnin per te shitur lenden narkotike ndersa policia i survejonte. Nga nje kontroll i befasishem ne banesen e tyre policia gjeti lenden narkotike dhe armet dhe e arrestoi ciftin. Nje 48-vjecare dhe nje 42-vjecar shqiptar banonin ne lagjen Kipseli ne Athine.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›