Zjarri te Qyteti i Nxenesve policia pranga pronarit te fishekzjarreve
Policia arreston pronarin e dyqanit të fishekzjarrëve në tregun e shumicës pranë “Qytetit të Nxënësve” në Tiranë, Hajri Dragjoshi, për akuzën e shkatërrimit të pronës me zjarr.
Hetuesit kanë dokumentuar ngjarjen si aksidentale, ndërsa kanë konstatuar moszbatimin e rregullave të sigurimit dhe tregtimit të fishekzjarrëve në ambjente të tilla të mbyllura dhe pranë tregjeve e zonave të banimit.
Zjarri përfshiu tregun e “Qytetit të Nxënësve” rreth orës 16:30 të pasdites dhe deri rreth orës 21:00 të mbrëmjes zjarrfikësit arritën ta mbanin të lokalizuar zjarrin e ta shuanin atë.
Situata bëhej akoma më alarmante për faktin se rreth 100 metra larg vatrave të zjarrit ndodhej një pikë karburanti.
Fatmirësisht, falë ndërhyrjes energjike të zjarrfikëseve të Tiranës të ndihmuar nga kolegët e Durrësit, Krujës dhe Ushtrisë, si edhe nga policia e Tiranës u mundësua të evitohej përkeqësimi i situatës.
Zjarri ishte problematik për shkak të fishekzjarrëve, pijeve alkoolike dhe substancave të tjera të rrezikshme dhe lehtësisht të djegshme që gjendeshin në treg.
Zjarri nuk shkaktoi viktima apo të lënduar në njerëz, ndërsa dëmi ekonomik i shkaktuar tregtarëve, konsiderohet në vlerë mjaft të lartë.
Bashkia e Tiranës ka paralajmëruar kontrolle të masave antizjarr dhe sigurisë në tregje, si edhe zbatimin e disa masave të veçanta për grumbullimin dhe shitjen e fishekzjarrëve.