E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbulohen dy parcela, korren 200 rrenje hashash

Policia e Gjirokastres vazhdon operacionet per identifikimin dhe asgjesimin e siperfaqeve te mbjella me bime narkotike dhe vendosjen perpara drejtesise te kultivuesve te tyre. Se fundi efektivat e policise kane asgjesuar 201 rrenje bime narkotike ne nje zone malore, fshati Gjate, i komunes Lunxheri. Gjate ketij kontrolli policia ka evidentuar dy parcela te mbjella me bime narkotike, disa metra poshte varrezave te ketij fshati. Parcelat ishin hapur rishtas per kultivimin e bimeve narkotike. "Ne parcelen e pare jane evidentuar 94 rrenje bime narkotike kanabis sativa, ndersa ne parcelen e dyte jane evidentuar 107 rrenje bime narkotike", tha zedhenesi i policise se Gjirokastres, Gentian Mullai. Bimet te cilat varionin nga 160 centimetra deri ne 270 centimetra te larta, jane asgjesuar ne vend me ane te djegies dhe disa prej tyre jane marre nga policia ne cilesine e proves materiale. Policia tha se po punon per te indentifikuar dhe ndaluar autoret e ketij rasti.

B. K.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›