Ne radhe per pasaporte biometrike, vdes 42-vjecari
Fier- Mban radhen per pasaporte biometrike per te birin emigrant, por peson atak kardiak dhe vdes 10 minuta me pas ne spitalin e Fierit. Ngjarja ka ndodhur paraditen e djeshme ne qytet, kur 42-vjecari Marko Beshaj, u dergua nga te pranishmit ne spital pas humbjes se ndjenjave para zyres se pasaportave biometrike. Burime policore konfirmuan lajmin, kurse deshmitaret thane se i ndjeri qendronte ne radhe prej nje ore. Sipas familjareve ai nuk vuante nga asnje semundje, nderkohe qe edhe dergimi i shpejte ne spital, nuk beri te mundur mbajtjen ne jete te 42-vjecarit, banues ne fshatin Belishove te komunes Cakran. Mjeket thane se i ndjeri mberriti ne gjendje shume te rende ne sallen e urgjences dhe me gjithe nderhyrjen emergjente per ta mbajtur ne jete, ka vdekur disa minuta me pas. Paraprakisht dyshohet se ka qene nje atak kardiak qe ka goditur fatalisht zemren e 42- vjecarit, por rezultatet perfundimtare do i nxjerre ekspertiza mjeko-ligjore e kryer nga specialistet ne spitalin e qytetit dhe policia vendore, qe ka nisur hetimet per zbardhjen e plote te ngjarjes dhe shkaqeve te saj. Familjaret i konfirmuan policise, se i ndjeri priste pas aplikimit pasaporten biometrike te te birit emigrant, ndersa dje terhoqen edhe trupin nga morgu, per nderimet e fundit.