E Diel, 1 Nëntor 2026

Plagosi të riun në Durrës, prangoset autori pas 23 ditësh në kërkim

Sektori i Kundër Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Sektorin Operacional dhe  Kërkimit në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Durrës bënë të mundur kapjen e 21- vjeçarit Ismail Nuredini, me banim në qytetin e Shijakut, i shpallur në kërkim nga forcat e rendit. Efektivat e policisë, pas një harku kohor të gjatë kërkimesh bënë të mundur gjetjen e vendndodhjes, ku mesditën e kaluar arritën ta prangosin. Arrestimi i tij, pas 23 ditësh është kryer pas një ndjekje të gjatë që iu bë atij nga agjentët e policisë së komisariatit të Shijakut dhe strukturës operacionale dhe kërkimit në drejtorinë e Durrësit. Arrestimi i tij u bë në kohën që po udhëtonte me një mjet në pronësi të të afërmve të tij, në qytetin e Vlorës. 21- vjeçari, Ismail Nuredini është shpallur në kërkim nga policia e Durrësit, pasi më 5 prill të këtij viti në qytetin e Shijakut për motive të dobëta ka tentuar të vrasë me arme zjarri duke i shkaktuar dëmtime në këmbë, 25- vjeçarin Olsi Ferizi. Aktualisht ai ndodhet në dhomat e paraburgimit, në pritje të masës së sigurisë. Mbi 21- vjecarin rëndon akuza e veprës penale të vrasje me dashje e mbetur në tentativë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›