E Shtunë, 31 Tetor 2026

Klube dhe Mënyrë ka sa të duash

(Më ka thënë Odisea, shkëmbyesi im i parave: Çfarë të keqe ka të jetë jeta ime më e thjeshtë)
Nga Flamur BËRDËLLIMA  
Nuk e di se si mund të perifrazohet jeta njerëzore si e tillë. Që kur dal në mëngjes shoh shumë njerëz, që nga lustraxhi, punonjës apo pronarë klubesh, rektorë universitetesh, zëvendësministra, dhe nuk e di sinqerisht çfarë ndodh në trurin tim. Ore janë të gjithë njerëz. Nuk e di kur erdhi ai moment i marrëdhënies së njeriut me paranë, me sa duket që u distancuan kështu, kaq keqas. Shoferi im, dhe e kam shofer se e kam pasur shok banke në shkollën Skënderbej Mënyri, duke dashur të ma heqë këtë stres që e kam shumë të sinqertë dhe shumë njerëzor më thotë: Mulo, mos ça b.... se kjo është jeta, Mënyr dhe klube do të ketë gjithnjë në jetë Si ta përkthej, çfarë duhet të bëj dhe çfarë nuk duhet të bëj që të kem një identitet njerëzor si gjithë të tjerët? Habitem ndonjëherë sesi vazhdon të pijë kafe me mua Ramiz Alia, edhe e di që dashuria ime më e pastër në botë është vajza e tij, Zana. Këtë e di dhe burri i saj Sokoli, shoku im i shtrenjtë. Nuk habitem se si Eqerem Çabej në kulmin e lavdisë së tij i puthte dorën një lustraxhiu, jevg. Habitem se si vëllai im, Bashkim Lika kampioni absolut i mundjes nuk ma thyen dot krahun në tavolinë. Edhe pse të dy kemi ngrënë të njëjtën gjellë nga Ylvia jonë e dashur, ndjestë pastë, mirëpo ja kështu qenka jeta. Kur të pashë aty i dashur Arjan, që më fole, po shkoja tek Aleksandër Meksi, sepse edhe unë nuk rri dot pa të një ditë, edhe ai nuk rri dot pa mua. Prandaj ajo që them është shumë më e thjeshtë sesa duket, por shumë më bazale: ORE ÇFARË TË KEQE KA TA DUAM SHUMË NJËRI TJETRIN? Mbase jam budalla, po unë nuk e kuptoj pse i urrejmë kaq shumë të njëjtët tanë. Dhe kaq.     

Last Updated on Tuesday, 28 April 2009 22:27

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›