Tiranë, grabitësit në tentativë për të vjedhur bankën vrasin arkëtaren dhe plagosin rojen

Foto ilustruese
Gjatë tentativës për grabitjen e një banke tek vendi i quajtur Xhamlliku është qëlluar me armë zjarri arkëtarja, e cila më pas ka ndërruar jetë në spital. Gjithashtu grabitësit kanë qëlluar edhe rojen duke e lënë të plagosur.
Arkëtarja e cila ka ndërruar jetë në spital, ka bërë rezistencë ndaj grabitësve duke mos pranuar që tu dorëzojë paratë. Kjo ka bërë që grabitësit të qëllojnë mbi atë.
Në polici janë shoqëruar punonjës të bankës si dhe dëshmitarë të cilët mund të japin informacion lidhur me këtë ngjarje. /F.S/
(vijon)