E Shtunë, 31 Tetor 2026

Makinat luksoze prezantohen 170 modele te reja

Në Gjenevë starton panairi i 81-të i automobilëve me më tepër se 700 modele nga 31 vende të botës të gatshme për të prezantuar sfidat më të fundit në një industri tejet popullore në mbarë globin. Ndër to 170 modele do ti prezantohen publikut dhe medias për herë të parë. Fiati Italian do të shfaqë frutet e bashkëpunimit me Chrysler, ndërsa prezanton linjën e re të Lancia e Mitsubishi do të shpalosë një tjetër prototip të makinave të vogla Global Small e Suzuki në këtë drejtim do të shfaqë Suift-S.

Volksvagen paralajmëron rikthimin tek Golfi kabriole ndërsa shfaq dhe Tiguan SUV. Ndërsa prodhuesit perëndimorë të makinave tentojnë gjithnjë e më tepër të të pushtojnë tregje të mëdha si ai kinez. Gjeneva mbetet vitrina e modeleve luksoze ku prezantohet dhe Aston Martin Vantage dhe modeli i ri i Ferrarit.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›