E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plagosja e 2008-tes, zbulohen autoret

Librazhd-Dy vjet i eshte dashur prokurorise per te zbardhur plagosjen e rende, qe perfundoi me vdekjen e viktimes, ngjarje e ndodhur ne Librazhd. Hetimet intensive kane bere te mundur, hedhjen drite mbi nje ngjarje te vitit 2008, e cila deri tani kishte mbetur pa autor. Behet fjale per vrasjen e ndodhur ne 22 prill te vitin 2008, ne vendin e quajtur "Kryqezimi i Perrenjasit". Policia ne bashkepunim me Prokurorine e Rrethit Gjyqesor Elbasan, ka mundur te identifikoje 2 persona si autore te plagosjes se Ramazan Murrashit, i cili me pas nderroi jete ne spital. Puna per identifikimin e autoreve ka zgjatur disa muaj, ku jane perdorur metoda speciale te hetimit.
Operacioni
"Plaget e Vjetra", eshte koduar operacioni i policise se qarkut Elbasan, per identifikimi dhe kapjen dy personave te dyshuar te kesaj ngjarjeje. Burime zyrtare te policiese bene te ditur se emrat e dyshuar jane Nevit Dashballa, 34 vjec banues ne Librazhd dhe Besim Duka, banues ne fshatin Dardhe te Librazhdit. Policia ka nxjerre urdher arrestet per keta persona, duke organizuar edhe operacionin per kapjen e tyre. Ne saje te veprimeve te shpejta operacionale, policia njoftoi se ka bere te mundur arrestimin ne flagrance te Nevit Dashballes, i cili eshte gjetur ne Librazhd, ndersa personi tjeter Besim Duka, eshte shpallur ne kerkim dhe po punohet per kapjen e tij. Pas identifikimit te te dyshuarve te ngjarjes, policia ka derguar dosjen ne prokurori per veprime te metejshme, me akuzat e "plagosje se rende me dashje te kryer ne bashkepunim", e cila parashikohet nga nenet 88/2 dhe 25 te Kodit Penal. Pas arrestimit te Dashballes, policia e ka marre ate ne pyetje per te sqaruar akuzen e ngritur ndaj tij, si dhe te dhena te tjera ne lidhje me motivet dhe rrethanat e kesaj ngjarjeje.
Ngjarja
Ngjarja per te cilen do te vihen ne akuze dy personat e identifikuar si autore ka ndodhur ne 22 prill te vitit 2008, ne vendin e quajtur "Kryqezimi i Perrenjasit", ne hyrje te Librazhdit. Si pasoje e nje sulmi me mjete te forta, mbeti i plagosur rende Ramazan Murrashi, banor i Librazhdit. Pas ngjarjes ai ka qendruar per disa dite i shtruar ne spitalin e Elbasanit ne gjendje te rende, por si pasoje e plageve te marra ka gjetur vdekjen ne kete spital.
Autoret
Nevit Dashballa 34 vjec, i arrestuar
Besim Duka, 39 vjec, i shpallur ne kerkim

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›