E Shtunë, 31 Tetor 2026

Adoleshentja denoncon 2 tutoret, ishte shfrytezuar 5 vjet si prostitute

Korce-Nje vajze e re 19-vjecare, ka duruar 5 vjet rresht shfrytezimin barbar te dy personave qe e kishin detyruar te prostituonte, deri sa me ne fund, ajo eshte drejtuar ne polici, per te rrefyer tmerrin qe ka perjetuar gjate ketyre viteve. Burime zyrtare te policise se Korces, bene te ditur se diten e djeshme vajza me inicialet V.Sh, lindur dhe banuese ne fshatin Pojan, eshte paraqitur ne komisariatin e policise se Korces, ku ka denoncuar dy personat qe e kishin shfrytezuar ate si prostitute, Kristaq Priftin, 35 vjec lindur dhe banues ne fshatin Pendavinje dhe Roland Kuron, 43 vjec, lindur dhe banues ne fshatin Boboshtice. Sipas te dhenave te policise, vajza ka treguar se ishte shtrenguar dhe detyruar te ushtronte prostitucion te vazhdueshem ne qytetin e Korces. Ajo ka rrefyer se ishte kishte nisur qe ne moshen 14-vjecare dhe ne vazhdim te prostituonte dhe parate qe fitonte ua jepte dy tutoreve te saj, Kristaqit dhe Rolandit. Sipas deshmive te saj ne polici, vajza ka treguar se gjate ketyre viteve vazhdonte te banonte ne fshatin e saj ne Pojan, nderkohe qe dergohej sistematikisht ne qytet nga dy tutoret per te prostituuar, ku normalisht klientet i gjenin tutoret. Sipas saj, ishte kercenuar nga keta dy persona se ne rast se do te tregonte, ata do te hakmerreshin ndaj saj. Policia ka organizuar menjehere operacionin per kapjen e tyre dhe vetem dje pasdite rreth ores 17.00, ata jane vene ne pranga. Ndaj Kristaq Priftit dhe Roland Kuros, eshte ngritur akuza e "trafikimit te femrave" dhe "shfrytezim prostitucioni ne rrethana renduese". Sipas policise, Prifti eshte person me precedent penale, pasi rezulton i denuar me pare per vrasje te mbetur ne tentative.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›