Tirane gjendet nje person i pajete rreth 32 vjec

Një person është gjetur i vdekur në zonën e “Unazës së Re” në Tiranë. Sipas policisë viktima nuk është identifikuar ende nga policia, ndërsa dyshohet që të jetë endacak. Burimet thanë se viktima ka edhe një plagë në kokë, që dyshohet të jetë marrë në momentin e rrëzimit. Policia është duke hetuar një aksident për shkak edhe të konsumit të alkoolit si shkak të rrëzimit, që ka shkaktuar humbjen e ndjenjave të viktimës, që më pas ka ndërruar jetë në kushtet e të ftohtit.