Krimet e Renda lirojne Halil Zharkun
Redinalda Caushaj
Nje nga te dyshuarit per trafikun e pistoletave liron nga akuza vellain e tij duke marre persiper perfshirjen si i vetem ne "rrjetin trafikant" qe policia tha se kishte zbuluar me valen e arresteve qe kreu dy dite me pare. Gjykata e Krimeve te Renda ka caktuar dje masen e sigurise "arrest me burg" Mehmet Zharkun, i cili do te qendroje ne qeli deri ne perfundim te hetimeve te kryera nga ana e prokurorise. Me i bute ka qene trupi gjykues me te ndaluarin tjeter, Halil Zharku. Ai eshte liruar per mungese provash nga ana e organit te akuzes dhe pasi eshte rene dakord te merret parasysh deshmia e vellait te madh se tjetri nuk kishte dijeni per pakot ne makine. Vellezerit u kapen gjate operacionit te koduar "Morina" kater dite me pare ne Tirane.
Gjate caktimit te mases se sigurise, prokurorja e ceshtjes i ka bere te ditur gjykates se 33 vjecari kishte tentuar te trafikonte 74 pistoleta, 120 granata, 6 predha anti-tank, fisheke dhe ndezes granatash, te cilat sipas hetimeve kane rezultuar se vinin kryesisht nga Kosova, Tropoja dhe Kukesi dhe shiteshin ne tregun shqiptar. Nderkohe qe prokuroria i ka kerkuar gjykates caktimin mases se sigurise "arrest me burg" te Mehmet Zharkut. I pandehuri ka refuzuar te flase perpara gjykates, nderkohe qe mbrojtja i ka kerkuar prokurorise t'i vere ne dispozicion provat qe disponon ne lidhje me akuzen ngritur, duke pretenduar caktimin nje mase sigurie me te bute sesa ajo e kerkuar nga akuza. Gjykata ka vendosur te lere ne fuqi kerkesen e bere nga ana e prokurorise, vendim i cili mund te apelohet qe nga dita e shpalljes se tij.
Dy vellezerit Zharku u moren nen hetim nga Prokuroria e Krimeve te Renda tre muaj me pare. Dyshohet se vellezerit mblidhnin arme dhe fisheke ne zona te ndryshme te vendit kundrejt shumave 100-500 euro per cope. Me pas armet e mbledhura shiteshin ne vendin tone me shume edhe me te madhe. Te dyshuarit rane ne pranga gjate operacionit "Morina" te zhvilluar afer Farmacise nr. 10 ne Tirane. Ne momentin e arrestimit dy vellezerve iu gjet sasia prej 50 pistoleta "Mini-Zastava", 24 pistoleta tip "Bereta", 120 granata dore, 6 predha antitank, nje granatahedhes, 120 ndezes dhe 150 cope fisheke te llojeve te ndryshme, te futura ne arka dhe qe transportoheshin me dy makina, nje fuoristrade dhe nje veture. Policia tha pas aksionit se ishte vene ne kerkim te pjesetareve te tjere te rrjetit, ndersa perdori metodat e pergjimit dhe te infiltrimit te agjenteve per te zbuluar linjen e trafikut. Dy jave me pare u arrestuan pese persona gjate operacionit "Dungu" per trafik fishekesh, dy nga te cilet vellezer, nje nenoficer ushtrie dhe dy kosovare qe siguronin sasite e municionit me qellim trafikimin.
Pistoletat e "Morines" shkojne per ekspertize
Policia e Shtetit ka nisur ekspertizen e armeve te bllokuara gjate operacionit "Morina". Pistoletat tip "Bereta" dhe "Zastava" jane derguar ne Laboratorin e Kriminalistikes per te pare nese jane perdorur ne ngjarje te ndryshme kriminale. Burime te policise thane se pjesa me e madhe e tyre jane te reja dhe mund te kene dale nga magazinat, por ka dhe nga ato qe jane te perdorura dhe qe mund te kene kryer qitje. Pritet pergjigjja e Laboratorit Kriminalistik per te zbuluar nese jane perdorur.