E Shtunë, 31 Tetor 2026

Halimi-Vietti: Për integrimin duhet një drejtësi që funksionon

Efikasiteti i drejtësisë varet nga pavarësia e tij dhe lufta ndaj korruspionit. Ka qenë ky mesazhi që ka përcjellë nenkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë italiane, Mishel Vietti, pas takimit me ministrin e Drejtësisë Eduard Halimi. Zyrtari i lartë italian tha se një drejtësi që funksionon është një elment kyç në rrugën integruese të Shqipërisë.
 

“Ne do vazhdojmë bashkëpunimim sepse kemi besim tek Shqipëria në rolin e saj si faktor stabiliteti në rajon, por dhe në rrugën e saj të integrimit në BE. Për këto shërben një drejtësi që funskionin, e për të bërë këtë nevojitet një drejtësi e pavaruar, autonome, efikase në dhënien e përgjigjeve ndaj kërkesave të qytetarëve dhe të jetë e fortë në luftën ndaj fenomenti të korrupsionit”tha Vietti.
 

Ndërsa ministri Halimi tha se e njohu zv.kreun e KLD-së italiane me reformat në sistemin e drejtëisë shqiptare si sistemi dixhital, audio-record, video-record, reformën në noteri, reformën për disiplinimin e gjyqtarëve etj.

 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›