E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plagosja e të riut, PS konteston arrestimin e 21-vjeçarit

Deputetë të Partisë Socialiste kanë kundërshtuar arrestimin e një të riu i cili akuzohet për plagosjen e një 16-vjeçari pasditen e së martës në kryeqytet.

Avokati mbrojtës i të riut deklaroi se janë bërë shkelje gjatë arrestimit të tij, ndërsa deputeti Braçe u shpreh se, policia po përpiqet të manipulojë historinë.

"Ngjarja është një akt i mirëfilltë dhune, agresivitet mbi militantë të Partisë Socialiste dhe aktivistëve të saj e që ka vijuar edhe sot gjatë gjithë ditës. Turp është që Policia e Shtetit implikohet në të tilla ngjarje" tha deputeti socialist, Erion Braçe.

Ndërkohë ditën e djeshme policia e kryeqytetit ka arrestuar 21-vjeçarin Arbër Ristani, si të dyshuar për plagosjen e 16-vjeçarit Ali Doçi.

Pasditen e së martës gjatë mitingut elektoral të PS-së, në zonën numër 5, një 16 vjeçar u godit disa herë me thikë. Opozita akuzoi militantë të LSI-së për këtë plagosje të rëndë.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›