E Diel, 1 Nëntor 2026

Plagosja e tre shqiptareve, kater persona ne kerkim

Greqi- Policia greke eshte vene ne kerkim te kater personave te dyshuar si autore te sulmit ne restorantin ne qytetin bregdetar Amfilokia, ne Agrinjo, ku pushonin te pakten 120 emigrante shqiptare qe ktheheshin ne vendlindje. Ngjarja ndodhi mengjesin e se dieles, ku tre emigrante u plagosen, mes tyre nje grua e moshuar dhe nje i mitur. Sipas medieve greke, behet fjale per nje grup shqiptaro-grek qe ka vepruar ne kete akt kriminal dhe terrorist, por nuk publikohen emra te dyshuarish. Te plagosurit ndodhen jashte rrezikut per jeten, kurse Ministria e Jashtme e Shqiperise kerkoi zbardhjen e krimit dhe kapjen e autoreve. Edhe mediet e huaja i kane kushtuar rendesi lajmit, ndersa BBC shkruante se “kater persona me maska ne fytyre dhe automatike ne duar, u futen ne lokal dhe u thirren njerezve te shtriheshin pertoke, ndersa nisen te shtien ne ajer”. Nga rikoshetat e plumbave u plagosen Efimi Bika, 66-vjece, Vangjel Stavro, 15 vjec dhe Soni Hodaj, 29 vjec. Nje prej pistave eshte lenia e nje mesazhi kercenues per pronaret e restorantit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›