E Diel, 1 Nëntor 2026

“Te fortet” i djegin makinen kryeplakut ne Fushe-Mamurras

Mamurras- Persona ende te paidentifikuar kane lyer me benzine dhe me pas i kane vene flaken makines se kryeplakut te Fushe-Mamurrasit, duke e djegur. Ngjarja ka ndodhur mengjesin e djeshem, ndersa si piste hetimi per policine eshte ajo e nje konflikti per shkak te detyres ose banal, me te rinj te kesaj zone. Denoncimi ne komisariat eshte bere nga vete kryeplaku Bashkim Lika, i cili deklaroi se makina e tij fuoristrade ishte perfshire nga flaket ne oborrin e shtepise ku dhe e kishte parkuar ne mbremje. Ne vendngjarje policia kerkoi ndihmen e makinave zjarrfikese per te eliminuar rrezikun e perhapjes se flakeve ne mjete te tjera dhe banesat perreth. Lika ka mohuar ne deshmine e tij qe te kete pasur konflikte, por dyshohet se disa te rinj te njohur edhe si persona problematike ne zonen e Mamurrasit, mund te jene autoret e krimit qe per fat te mire perfundoi pa te lenduar. Lika e mban detyren e kryeplakut prej pese vitesh dhe thote se nuk ka pasur perplasje gjate kesaj kohe.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›