E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkon mik te vjehrri, e plagos me arme pas sherrit

Shijak- Dhendri plagos pas sherrit vjehrrin ne shtepi, shkak dyshohet se eshte bere marredhenia jo e mire e tij me bashkeshorten, vajzen e te demtuarit. Ngjarja ka ndodhur te dielen, ne fshatin Cezmelie te Shijakut, kur rreth ores 19:30 eshte raportuar plagosja me arme zjarri pistolete e 56-vjecarit me inicialet B. C. Policia vendore nisi hetimet dhe nga marrja e deshmive rezultoi se autor i dyshuar krimit eshte Olsi Karagjozi, 36-vjec, banues ne Laprake te Tiranes. Per fundjave Karagjozi kishte shkuar per vizite ne shtepine e vjehrrit se bashku me gruan, por ne debat e siper jane perfshire ne nje perleshje ku eshte perdorur edhe arma e zjarrit. Mesohet se i zoti i shtepise ka marre plage te renda ne pjesen e gjoksit dhe eshte derguar menjehere ne spitalin e Durresit per mjekim. Me tej i plagosuri u dergua ne Spitalin Ushtarak te Tiranes, ku edhe aktualisht ndodhet jashte rrezikut per jeten. I dyshuari eshte larguar nga vendngjarja pas krimit dhe policia e shpalli ne kerkim per vepren penale te “vrasjes me dashje te mbetur ne tentative” dhe “mbajtjes pa leje te armeve e municioneve luftarake”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›