Goli semundja e Beses

Nje situate e tille duket se nuk po pertypet jo vetem nga tifozet kavajas te cilet kishin besuar ne vazhdimesine e lojes ne nivelet e sezonit te fundit por edhe nga vete presidenti Bizhdili. Madje burime prane tij konfirmojne se Xhatit i ka humbur durimi dhe pa u mbyllur gjysma e sezonit ka pergatitur reprezaljen ne klub te cilen ka ndermend ta ekzekutoje gjate pauzes dimerore.
Sikurse eshte mesuar ditet e fundit numri nje i klubit kavajas eshte shume i zhgenjyer per ecurine e skuadres ne kete fillim sezoni. Ai eshte shprehur se ndihen te domosdoshem per ndryshime te menjehershme me synimin qe ekipi ne gjysmen e dyte te kampionatit te luftoje per realizimin e objektivave te percaktuara. Pervecse ne merkaton e janarit do te kete perforcime ne prapaskene po pergatitet dhe nje operacion lsquoFshese ku ne thelb te te cilit do te jete largimi i disa lojtareve te ardhur me shume buje ne kete klub gjate merkatos se veres. Po ashtu tashme perfliten edhe emra te pervecem te cilet jane te pershire ne listen e te padeshirueshmeve. Behet fjale per tre sulmuesit Dos Santos Ngjela dhe Haxhibulic. Ata jo vetem qe kane zhgenjyer ne fushen e lojes por per cudine e te gjitheve ne 10 javet e para nuk e kane gjetur asnjehere te vetme rrugen e rrjetes ne Kategorine Superiore. Goli duket nje semundje e rende per kavajasit ne kete edicion. Shifrat e 10 javeve te para jane te frikshme.
Bilanci tregon vetem nje fitore 5 barazime dhe 4 humbje. Fitorja e vetme i perket javes se 8-te ndaj Tiranes 2-1 ne Kavaje. Ne baze te statistikave ne tabelen e klasifikimit kavajasit kane sulmin me te keq me vetem 7 gola te shenuar dhe 12 te pesuar nga te cilet vetem 2 gola i kane realizuar ne fushen e saj dhe 5 ne fushen kundershtare.
Nga keto shtate golat e shenuar vetem dy prej tyre kane rezultuar te vlefshem pasi u kane dhene atyre fitoren e vetme ne kete edicion 2-1 ndaj bardhebluve Mihani 10 e Cikalleshi 36 ndersa nje tjeter i Mihanit ka dhuruar barazimin 1-1 ne Elbasan ne javen e 7-e. Nga 10 jave ne total vetem ne 5 prej tyre kavajasit kane mundur ta gjejne rrugen e rrjetes dhe golashenuesit e skuadres jane dy Cikalleshi 4 dhe Mihani 3. Besa nuk e ka cuar dot topin ne rrjete ne javen e pare ndaj Skenderbeut sfide e cila me pas u humb ne tavoline 0-2 per shkak te dhunes ne fushe. Po ashtu pa gol Besa i ka mbyllur edhe ndeshjet e javes 3 0-0 me Flamurtarin 4 0-0 me Teuten 6 0-1 me Vllaznine dhe 10 0-0 me Kastriotin.