Flamurtari Te perfitojme nga kriza e Elbasanit
Perballe Elbasanit te vendit te fundit e me probleme financiare lojtaret nuk jane paguar prej disa muajsh Flamurtari i fuqishem synon vetem fitoren duke shpresuar ne ndonje hap fals te Dinamos kryesuese me Skenderbeun ne Korce perpara se vlonjatet ti presin blute nje jave me pas ne Vlore. Elbasani vjen nga nje humbje e thelle 3-0 me Vllaznine ne Shkoder nderkohe qe rivali i tij i javes se 11-te Flamurtari mberrin ne Ruzhdi Bizhuta pas shkaterrimit 4-0 te Skenderbeut. Flamurtari nuk fiton nje kampionat qe nga viti 1991 kur e fitoi ate me nje plejade te shkelqyer futbollistesh si Kushta Ziaji Birce Iljadhi Vito Arapi Muka Taho Memushi Gjondeda te drejtuar nga nje emer i njohur si Edmond Licaj. Ne Vlore besojne se ky eshte viti i duhur nisur edhe nga investimet e medha financiare grupin e lojtareve dhe rezultatet e arritura deri tani. Vlonjatet jane treguar nje skuader qe di te munde ekipet e medha te ketij sezoni. Flamurtari fitoi 1-0 me Dinamon ne Qemal Stafa atehere shumekush e konsideroi fitoren e vlonjateve nje rastesi dhe humbjen e dinamoviteve nje aksident Tiranen 2-1 ne Vlore Vllaznine 3-1 ne Shkoder e se fundi Skenderbeun 4-0. Nga ana tjeter humbja e Elbasanit 3-0 ndaj Vllaznise ka bere qe drejtuesit e klubit verdheblu te vendosin rregulla te reja per lojtaret. Askush nga futbollistet nuk do te prononcohet deri ne diten kur do te luhet ndeshja e radhes me Flamurtarin e programuar per diten e diel 14 tetor. Gjithashtu presidenti Arben Laze ka paralajmeruar se do te marre masa drastike ne ditet ne vazhdim dhe do te gjobise disa nga lojtaret me te dobet te ekipit te Elbasanit. Ne fakt nuk eshte Elbasani ekipi i vetem qe nuk ka paguar lojtaret por eshte edhe Bylisi. Pas humbjes se thelle dhe te pamenduar ne transferten e Durresit 6-0 trajneri i ekipit Nikola Ilievski ka menduar te jape doreheqjen nga posti drejtues ne skuader. Kryesia e klubit dhe presidenca nuk e kane pranuar kete gjest pra ata edhe pse ekipi ka humbur dhe eshte shfaqur dobet ne kete perballje e kane mbajtur trajnerin maqedonas ne drejtimin e Bylisit. Edhe ne Ballsh presidenca nuk lejon asnje prej pjesetareve te ekipit duke filluar qe nga personi qe ka potencial me te madh ne skuader e deri te personi i fundit te mos japin asnje deklarate ne shtypin e shkruar dhe ate viziv. Ajo qe vlen per tu theksuar pas kesaj ndeshjeje te dobet te Bylisit nje ndeshje qe i habiti te gjithe duhet thene se eshte moskorrektesia ne pagese e lojtareve. Ata shprehen se ekipi ka dy muaj pa marre rrogat. Edhe pse ata kane zhvilluar ndeshje te mira ne Kupe dhe ndeshjet qe kane fituar ne shtepi me Kastriotin Besen dhe barazimin me Skenderbeun nuk jane shperblyer me rrogat e tyre dhe per me teper kete vit nuk e njohin fjalen premio.
Erjon Mustafaj futbollisti i tetorit
Sulmuesi Erion Mustafaj u perzgjodh nga anketa e organizuan nga shoqata Sportin na bashkon si lojtari me i mire i muajit tetor 2010. Sipas njerit prej drejtuesve te shoqates Gezim Nushit Mustafaj fitoi shumicen e votave permes SMS-ve ne nje gare ku moren pjese 14 kandidate. 21-vjecari Mustafaj behet keshtu lojtari i dyte qe fiton kete cmim individual pas mesfushorit te Flamurtarit qe e fitoi trofeun prestigjioz ne muajin shtator. Sulmuesi Mustafaj eshte shnderruar ne nje lojtar te padiskutueshem te skuadra e Shkumbinit dhe konsiderohet si e ardhmja e futbollit peqinas.
Kuzheja me projekt te ri kuqezi
Me 17 nentor Shqiperia do te luaje miqesore me Maqedonine ne Korce
Trajneri i Kombetares shqiptare te futbollit Josip Kuzhe rinisi punen per miqesoren e 17 nentorit kunder Maqedonise takim qe do te zhvillohet per here te pare ne Korce. Shqiperia i ka fituar kater miqesoret e zhvilluara kete vit duke filluar me Irlanden e Veriut Malin e Zi Andorren dhe se fundi Uzbekistanin me sulmuesin Hamdi Salihi qe ka shenuar ne tri ndeshjet e fundit.
Miqesorja e fundit midis dy vendeve eshte zhvilluar ne shkurt te vitit 2007 kur Shqiperia humbi 1-0 ne Shkoder nen drejtimin e trajnerit kroat Oto Baric. Kroati Kuzhe nje trajner sa tradicional aq dhe me veshtrim nga te rinjte e talentuar e qe militojne ne kampionatet e huaja dhe mediat sportive kane permendur te pakten tri emra qe jane ne vemendjen e tij. Mesfusha kuqezeze eshte e gjitha per tu rikompozuar dhe sipas sekretarit te pergjithshem te Federates Shqiptare te Futbollit Eduard Prodani futbollistet Ledian Memushaj 23 vjec Kievo Seria A Itali Jurgen Gjasula 24 vjec FSV Frankfurt Bundesliga 2 Gjermani dhe Labinot Harbuzi 26 vjec Genclerbirligi Superliga Turqi jane ne fokusin e Kombetares. Federata u interesua pak kohe me pare edhe Migjen Bashen i pajisur se fundi me pasaporte shqiptare por procedura e rekrutimit te tij ka ngecur per shkak te mosgjetjes se nje akordi me homologen zvicerane. Edhe per Panajot Gjergji Konen tiranasin e helenizuar ka pasur nje interesim por nga ana e lojtarit nuk pati ndonje pergjigje per vete faktin se ai ende pret nje ftese nga Kombetarja A greke pasi me pare ka luajtur per Greqine U-21. Lajmi i fundit nga kampi i legjionareve eshte mungesa per kater muaj larg fushave e portierit Arjan Beqaj. 35-vjecari i cili luan ne Qipro me Olimpiakos Nikosia do te operohet nga gjunjet ne Belgjike. Me Isli Hidin si zgjedhje te dyte te Dinamo ne Shqiperi Samir Ujkani i cili po militon me sukses te Novara kryesuese e Serise B do te jete alternativa kryesore per te qendruar ne katerkendeshin e portes ne ndeshjen kunder Maqedonise. I ftuar si portieri i dyte eshte Orges Shehi. Durrsaku militon me Skenderbeun dhe do te luaje nese aktivizohet perpara tifozeve korcare. Gjithashtu nje lajm ende mediatik ka te beje me nje transferim te mundshem te mesfushorit te Gallatasarajit Lorik Cana ne Angli te Aston Vila e drejtuar nga francezi Zherard Hulier. Per Lorik Canen i cili ne France ka luajtur me Paris Sen Zhermenin dhe Olimpikun e Marsejes ky do te ishte nje rikthim ne ishullin britanik pasi lojtari me i shtrenjte i futbollit shqiptar sezonin e kaluar luajti me Sanderlendin madje duke qene kapiteni i kesaj skuadre.
Reali i ben oferte Forlanit
Atletiko e Madridit duket se ka vendosur te shese sulmuesin uruguaian Diego Forlan te vleresuar si futbollisti me i mire ne Kampionatin Boteror te Afrikes se Jugut. Sipas shtypit spanjoll Atletiko ia ka propozuar Realit te Madridit per 18 milione euro. Marca shkruan se nje ndermjetesues i ka prezantuar oferten klubit merengues. Trajneri Kike Sancez Flores ka dhene pelqimin e tij per shitjen e sulmuesit qe kerkohet midis te tjerash edhe nga Juventusi e Totenehmi. Te Juventusi Diego Forlan eshte ideja me e fresket edhe pse flitet per nje sulmues ne vitet e fundit te tij. Lojtari me i mire i Boterorit afrikanojugor nuk eshte duke bere nje sezon te mire me Atletikon e Madridit. Sulmuesit uruguaian po i mungojne golat. Shifra qe besohet se Juventusi mund te paguaje per Diego Forlanit vertitet te 22 milione euro.
Galiani Dinjo dhe Pipo nuk ikin
Administratori i deleguar i Milanit Adriano Galiani hodhi uje te ftohte mbi zerat e medias qe sugjeronin se Ronaldinjo dhe Filipo Inzagi do te largoheshin nga klubi gjate merkatos se janarit. Me te dy lojtaret qe jane duke kerkuar kontrata te reja me kuqezinjte zyrtari i larte i klubit tha se atyre do tu garantohet deshira ne nje te ardhme te afert. Duke folur per gazeten Republika Galiani tha Asnje prej te dyve nuk do te largohen ne janar. Ne do te mendojme per ta ne pranvere ose ne fund te dimrit pasi kontratat e tyre skadojne vitin tjeter.
Akoma disa muaj kohe per te deshifruar te ardhmen e tij dhe me pas sipas llogarive do te vije dhe vendimi. Ndersa Alegri eshte gati qe ti jape nje shans te ri Ronaldinjo i mban dyert hapur per cdo zgjidhje. Nga nje ane eshte ne fakt nje rinovim i komplikuar me Milanin dhe nga ana tjeter eshte nje oferte prej 7 milione eurosh neto te ofruara nga Los Anxheles Galaksi. Dy zgjedhje per Dinjon per nje vendim qe ai do ta marre ne fund te qershorit te vitit te ardhshem.
11 Nentor 2010