E Diel, 1 Nëntor 2026

Plagosja me thikë në Durrës, mjeku: I mituri ka marrë 4 plagë në zemër, ndodhet në gjendje të rëndë

Mjeku Fitim Shini ka dhënë një deklaratë për mediat lidhur me gjendjen shëndetësore të 15-vjeçarit, i cili u plagos me thikë nga bashkëmoshatari i tij në Durrës. Sipas mjekut, fëmija ndodhet ende në gjendje kritike, pasi ka marrë 4 plagë të shkaktuar nga thika në afërsi të zemrës.

Sipas mjekut, fëmija ndodhet në reanimacion dhe orët e ardhshme do të jenë vendimtare për të miturin.

“Për momentin pacienti ndodhet në reanimacion, i intubuar dhe gjendja vazhdon të jetë e rëndë. Shpresoj që në 24/48 orët e ardhshme gjendja të stabilizohet dhe të dalë nga reanimacioni.

Fëmija erdhi në urgjencë me disa plagë, 4 plagë në rajonin e gjoksit, ku njëra prej tyre depërtonte në zemër dhe ka shkaktuar gjendjen e rënduar. Për momentin gjendja vazhdon të jetë e rëndë në reanimacion”, tha mjeku.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e 26 nëntorit në Durrës, ku pas një sherri për motive të dobëta, një 14-vjeçar qëlloi me thikë 15-vjeçarin, ndërsa u arrestua disa orë pas ngjarjes.

/rtsh.al/  

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›