Plagosje me armë në Lezhë, dyshohet për pronën

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në qarkun e Lezhës. Një person është plagosur me armë zjarri në rrethana ende të panjohura.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e parë të mëngjesit të sotëm në fshatin Tresh të Lezhës ku shtetasi Ded Kovaçi është qëlluar me armë ndërsa dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive pronësie.
Menjëherë i plagosuri është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Lezhës ku po merr edhe ndihmën mjekësore.
Ndërkohë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë të cilat kanë nisur hetimet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.