Korçë, vret të dashurën dhe partnerin e saj, më pas edhe veten

Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Potgorie të Korçës. Sipas policisë së këtij qyteti mësohet se një person ka vrarë dy veta dhe më pas veten.
Shkak për këtë bilanc tragjik dyshohet se ka qenë xhelozia. Sipas njoftimit për shtyp të policisë së Korçës mësohet se Viktor Rrodhani rreth 57 vjeç banues në fshatin Potgorie, ka qenë në automjetin e tij Taxi me targa KO 314 A dhe ka qëlluar me armë zjarri duke ju shkaktuar vdekjen e menjëhershme pasagjerëve në mjet: Ela Çoçka rreth 40 vjeçe dhe Floridon Guri rreth 40 vjeç, të dy këta të fundit banues po në fshatin Potgorie.
Pas vrasjes se dy pasagjerëve autori i ngjarjes ka vrarë dhe veten. Sipas policisë mësohet se gruaja dhe autori i krimit kanë pasur një lidhje intime dhe pikërisht ka qenë xhelozia për 40-vjeçaren e cila dyshohet se ka pasur marrëdhënie me viktimën tjetër të përfshirë në këtë krim, ajo që ka shkaktuar bilanicin tragjik prej tre të vdekurish.