Tiranë, plagosje me armë te ish-Uzina Traktor

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur pranë zonës së ish uzinës së autotraktorëve ku shtetasi Besnik Ferhati është qëlluar me armë zjarri ndërsa policia ka identifikuar si autor të ngjarjes shtetasin Urim Marku.
Sipas policisë ngjarja ka ndodhur pas një koflikti mes të plagosurit dhe autorit për ujin e pijshëm, konflikt i cili ka nisur me debate dhe më pas ka degjeneruar deri në përdorimin e armëve.
Menjëherë i plagosuri është dërguar me urgjencë në spital ku po merr edhe ndihmën mjekësore.
Sipas policisë Marku pasi e ka qëlluar me armë Ferhatin është larguar nga vendngjarja një automjet me targa të huaja.
Ndërkohë policia po vijon kërkimet për kapjen e autorit të dyshuar të ngjarjes si dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.