Ekonomitë bujqësore, në 1 tetor nis regjistrimi në gjithë vendin

Në 1 tetor do të nisë regjistrimi i madh i njësive ekonomike bujqësore dhe blegrorale, që do ketë një numër shumë të madh të punësuarish. Kriteret për përzgjedhjen e të punësuarve janë të shumta, por ajo që është kryesorja është fakti se ata duhet të jenë banorë të komunës ku do të punojnë, për të patur njohjen e duhur të ambientit.
Ndërkaq drejtoresha e INSTAT, Ines Nurja ,ka theksuar gjatë fjalës së saj për një bashkëpunim të fortë që duhet të ekzistojë midis njerëzve që do të punojnë në terren për regjistrim dhe drejtuesve të njësive vendore.