Zbulime te reja ne Fushën e Vrines
Gjate ekspeditës se 40 studenteve te arkeologjisë jo vetëm shqiptare, nga fshati Shendelli e deri ne Butrint, janë zbuluar edhe rrënojat e një vile romake si dhe objekte qe vërtetojnë përpunimin e ullirit qe ne kohe te hershme. Sipas arkeologeve është provuar se objektet e qeramikës kane qene depozita te verërave ne zone dhe te prodhimit te vajit te ullirit, te drithërave etj. Por surpriza e ekspeditës cilësohet monedha prej ari qe mban portretin e Kostandinit. Sipas arkeologeve, ajo është përdorur jo për tregti, por si medalje për njerëz me kontribut te rëndësishëm. Ky është rasti i dyte i zbulimit te një monedhe ari ne Butrint, pas asaj te vitit 1999.