Sabella, trajneri i ri i Argjentinës
Sabella zëvendëson Serxhio Batistan, i cili u shkarkua pas zhgënjimit ne Kupën e Amerikës, ku skuadra e drejtuar prej tij u eliminua qe ne çerekfinale. Trajneri i ri ka firmosur një kontrate tre vjeçare dhe do te drejtoje Argjentinën deri ne finalet e botërorit te vitit 2014 ne Brazil. Me pare, Sabella ka drejtuar Estudiantes, me te cilën fitoi kupën Libertadores ne vitin 2009, ndërsa ka pasur edhe një aventure te shkurtër ne Emiratet e Bashkuara Arabe me skuadrën e Al-Xhaziras.