Plaka 93-vjeçare vozit pa patentë shoferi

Dakota Veriore, 10 gusht - Një plakë 93-vjeçare nga Dakota Veriore, së cilës i është marrë patenta e shoferit pas përfshirjes në një aksident fatal në maj, është kapur duke vozitur këtë javë.
Faith Mitzel nga Oberon duhet të paraqitet në gjyq për t’u përballur me akuzat. Ajo kishte marrë disa dënime të martën – duke përfshirë dënimin për mosdhënie të sinjalit për kthesë, për targat me afat të skaduar, mungesën e sigurimit, si dhe për vozitje me patentë shoferi të suspenduar.
Mitzel tha që ajo ishte duke çuar në shtëpi një automobil të vjetër, që ajo planifikonte ta shiste pasi ta riparonte në Devils Lake.
Mitzel u bë e njohur në maj kur goditi dy motoristë. Sheri Liedholt, 30-vjeçare, e cila ishte shtatzënë mbeti e vdekur në vend, ndërsa bashkëshorti i saj James, vozitësi i motorit, dhe Jason Hunter, që ishte në një motor tjetër, morën plagë të rënda.
Mitzel u gjobit me 20 dollarë për vozitje të rrezikshme, ndërsa patenta e saj u suspendua për shkak të aksidentit në muajin maj.