Plaku i Apolonise firmos golin e 11 në Krujë

Albania-sport- Kastrioti dhe Apolonia ndanë nga një pikë në barazimin 1-1, në takimin e javës së 20 së Kategorisë Superiore të ndjekur nga 2000 shikuesë në stadiumin "Kastrioti". Një sukses i radhës i trajnerit të Apolonisë, Andrea Marko, ndërsa mund të konsiderohen dy pikë të tjera të humbura për teknikun e Kastriotit, Petrit Haxhiaj.
Krutanët patën epërsi terrtoriale, teksa në minutën e 3 Hasa dhe në të 11' ish-futbollisi i Dinamos, Klodian Asllani nuk shfrytëzëuan mundësitë e krijuara. Në të 37' Sebino Plaku përfitoi nga një hutim i mbrojtjes krutare, dribloi edhe portierin Koci duke e shtyrë një sekondë më pas sferën në rrjetë, duke kaluar përkohësisht në avantazh Apolonië. Goli i 11 i talentit të Apolonisë.
Në pjesën e dytë gjyqtari Aranit Lulaj anulloi një gol të Kastriotit të realizuar nga mbrojtësi Elton Grami dhe më pas nuk akordoi një penallit kur Lorenc Pashja u pengua në zonë. Apolonia nga 76' luajti me një lojtar më pak pas ndëshkimit me karton të kuq të Gabriel Auia (pas dy të verdhave). Me një lojtar më shumë Kastrioti ngulmoi fort për të marrë pikën e cmuar, dhe 3 minuta më pas, në të 79' do të pësonte edhe golin e barazimit, me autor Osusin. Gjithsesi, ishte një pikë mjaft e vlefshme për Apoloninë dhe tashmë e sheh veten me pikë të barabarta me Shkumninin (nga 16), që arriti të mposhtte Luftëtarin e mbetur me 10 lojtarë vetëm me një gol të Erion Rizvanollit, 8 minuta para përfundimit të kohës së rregullt.
Ky ishte barazimi i tretë midis dy ekipeve në 11 përballje. Në javën e 21, Kastrioti do të përballet në Durrës me Teutën e vendit të dytë, ndërsa Apolonia do të presë në "Loni Papuciu", Vllazninë e Shkodrës me të cilën fitoi në "Loro Borici" (0-2)