Elbasani, kampioni i rëzuar. Gezdari ne dileme

Albania-sport- Elbasani dëshmoi se është ana e kundërt e "monedhës" së kampionit të sezonit të kaluar. Pas humbjes më Partizanin (0-2) me rifillimin e kampionatit, skuadra verdheblu pësoi me Teutën (0-1) humbjen e dytë rresht, një humbje që e largoi akoma më shumë nga pretendimet e Elbasanit për të patur të paktën një vend në Europë, kur skuadra e presidentit Arben Laze është eliminuar edhe në Kupën e Shqipërisë (nga Turbina).
Shumë pak shikuesë në "Ruzhdi Bizhuta" në një ndeshje të parandjerë se për ekipin e Edmond Gëzdarit pikët do të ishin një tabu. Në të 10' Abdulla i shërbeu bukur Gentian Stojkut nuk arriti të finalizojë. Katër minuta më pas Stojku pas një asisti nga kosovari i Elbasanit, Ilir Nallbani, u vendos sërish përballë Kapllanit, por gjuajtja e tij me kokë nuk gjen dot kuadratin. Në të 24' sulmuesi kryesor i Teutës, Daniel Xhafaj morri një asist nga Gjondeda, por Kotori nuk lejoi prekjen e rrjetës. Në pjesën e dytë Teuta protestoi për penallti, por gjyqtari Lorenc Jemini e konsideroi jashtë zone faullin e kosovarit të Elbasanit, Papuci. Endri Vrapi goditi fort por mbi shtyllë. Në minutën e 62' pas një depërtimi i bukur i kavajasit Kuli, Daniel Xhafaj konkludoi dhe golin e vetëm të takimit që e risolli Teutën në vendin e dytë të renditjes.
Kjo ishte dhe fitorja e 40 e Teutës në 117 përballje me Elbasanin.
Në javën e 21, Teuta do të presë në shtëpi Kastriotin, ndërsa Elbasani do të udhëtojë në Gjirokastër në përballjen e vështirë me Luftëtarin që ka nevojë urgjente për pikë.