E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skënderbeu- Besëlidhja, barazim pikësh

Albania-sport - Skënderbeu pësoi një humbje të papritur 1-0 në Shijak me Erzenin, ndërkohë që Besëlidhja mposhti në shtëpi me të njëjtin rezultat ekipin velipojak ADA, dhe tashmë dy ekipet ndodhen me pikë të barabarta mga 33, pavarësisht se Skëndërbeu ka një ndeshje më pak, atë me Burrelin e skualifikuar.
Në takimet e tjera spikat fitorja e thellë e Lushnjës së vendit të tretë, që fitoi thellësisht me Pogradecin (4-1). Fitore bindëse arriti edhe Gramshi me Lacin (3-1). Java 15 ishte java e fitoreve të ekipeve shtëpiake, teksa me shënën "1" e mbyllën edhe Tomori me Bilishtin(10), Tepelena me Sopotin (1-0). Burreli-Turbina nuk u zhvillua për shkak se cështja "Burreli" ndodhet në gjykatën ndërkombëtare të Lozanës.

Kategoria e Parë
Java 15
E mërkurë, 21.02.2007
Erzeni-Skënderbeu 1-0
Gramshi-Laci 3-1
Lushnja-Pogradeci 4-1
Tomori-Bilishti 1-0
Tepelena-Sopoti 1-0
Beslidhja-ADA 1-0

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›