Siluret e Sakaj nxjerrin mbi ujë “nendetësen”

Albania-sport- Dritan Sakaj. Ky është ndëshkuesi i Dinamos (2-0) në përballjen e dytë sezonale me Flamurtarin vendas. Sakaj realizoi nga një gol në cdo pjesë, fillimisht në minutën e 40 pas asistit të Roland Nënaj, ndërsa dyfishoi rezultatin në të 74', një gol ku spikati më shumë aftësia e individuale e mbrojtësit 26-vjecar.
Flamurtari me fitoren e së mërkurës 2-0 morri revanshin e humbjes në kryeqytet me Dinamon (2-1), takim i cili përkoi edhe me debutimion në pankinë të trajnerit-lojtar, Redi Jupi.
Skuadra e Vasil Rucit arriti fitoren e shtatë sezonale dhe të pestën në shtëpi, teksa Dinamo pësoi humbjen e gjashtë në transfertë dhe të 24 me Flamurtarin në 149 përballjet historike Flamurtari-Dinamo. Flamurtari u ngjit në kuotën 25 pikëve, ndërsa Dinamo ndali në atë 28 pikëve.
Në javën e 21, e parafundit e fazës së dytë, Flamurtari do të përballet në kryeqytet me Tiranën, ndaj të cilës fitoi në fazën e parë 3-2, ndërsa Dinamo do të jetë mysafire e Partizanit.