E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plaku lë Tiranën dhe ikën në Vlorë

Është e sigurt se lojtari kryeqytetas dje ka qenë në kampin vlonjat, duke kërkuar të bëhet pjesë e skuadrës së drejtuar nga Gugash Magani. Ende nuk ka një konfirmim zyrtar nga të dyja palët për ndonjë akord mes tyre dhe duket se Plaku ka shpërfillur vendimin e Komisionit të Disipilinës dhe ka udhëtuar në drejtim të Vlorës. Në ditët në vijim do të mësohet më shumë për këtë lëvizje të beftë, teksa Flamurtari, nëse arrin ta përfshijë Plakun në grup, mund ta cilësojë merkaton të mbyllur.

Trajneri i Flamurtarit, Gugash Magani është shprehur se skuadra e tij do të ruajë kryesimin deri në fund të sezonit për ta kurorëzuar atë me titullin kampion. Duke folur për Alsat, menjeherë pas rikthimit nga Turqia, tekniku e ka cilësuar si shumë pozitive fazën përgatitore të zhvilluar atje. "Në përgjithësi ka shkuar mirë, e rëndësishme është që nuk kemi patur dëmtime, kemi zhvilluar 4 ndeshje stërvitore që i ka vlejtur shumë skuadrës për pjesën tjetër të kampionatit. Mendoj që siç kemi mbyllur 2010, do e mbyllim dhe 2011", tha Gugash Magani, trajner i Flamurtarit. Ndryshe nga rivalët e tij Flamurtari nuk ka qënë shumë aktiv në merkaton e dimrit. Gjithsesi, Magani i beson grupit aktual, por shprehet se gara për titullin kampion do të jetë më e vështirë. "Gara thashë dhe më parë që është e vështirë, aq më tepër që dhe skuadrat e tjera janë forcuar. Por ne kemi grupin shumë të fortë dhe fundi do e tregojë se kush do të dalë kampion", tha Magani. Pas 16 javësh të luajtura të superligës, Flamurtari kryeson renditjen me 34 pikë, 3 më shumë se vendi i dytë që mbahet nga Skënderbeu.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›