E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barazimi me Almerian, gabime të Murinjos apo klan kundër Realit?

SHKRUAN: Jeton Selimi 18-01-2011 11:55

Rishfaqet termi “Mourinhada”. Gazeta sportive “AS” e ka përdorur për shfaqen teatrale të organizuar nga Zhoze në Amsterdam në natën e famshme të kartonave të qëllimshëm dhe e ka shpluhërosur pas barazimit tejet të kontestuar (1-1) me Almerian. “Mourinhada y Villarato”, lexohet në faqen e parë të gazetës kryeqytetase dhe madrilene: termi i dytë i referohet Angel Maria Vijarit, presidentit të Federatës Spanjolle të Futbollit. Në kryeqytet e akuzojnë se po lëviz gjyqtarët në favor të Barcelonës.

Eksperiment fatal

Dje Real Madridi ka pushuar, dhe nëse Mou pat vendosur tu hidhte nga një sy gazetave, do të kish lexuar gjëra jo shumë të pëlqyeshme. Nëse “AS”e, mbi të gjitha, “Marca” insitojnë mbi gabimet e gjyqtarit (Perez Lasa akuzohet se nuk ka vërshëllyer 2-3 penallti në favor të Madridit), “AS” dhe disa të përditshme politike kritikojnë vendimet e Mou që la në stol Benzemanë dhe që e nisi ndeshjen pa një sulmues të mirëfilltë. “Eksperiment fatal”, titullohet “Publico”, “Eksperiment i dështuar” “El Pais”, që gjatë komentit përmend konceptin fatalitet: “Vendimi i Murinjos duhet interpretuar si një tjetër mesazh i Murinjos në drejtim të krerëve të skuadrës, që flet qartë për blerjen e një qëndërsulmuesi. Eksperimenti rezulton fatal”. Dhe në një pasazh tjetër: “Përjashtimi i Benzemasë dhe përdorimi i Kakas si një njeri më të avancuar solli konfuzion në Madrid dhe që Almeria e shfrytëzoi”.

Hakmarrja

Për të pashfrytëzuarin Benzema, dje ishte dita e hakmarrjes së pjeshme: “Benzema është më i keq se kushdo, po më i mirë se askushi”, shkruan me ironi drejtori i “AS”. “Me Karim luhet më mirë”, është titulli në komentin e “El Mundo”, që ka edhe diçka tjetër për francezin: “I vetmi që të dielën ka fituar diçka”. Nëpër gazeta gjen shumë hapësirë edhe batuta e Horge Valdanos: “Kërkojmë një numër 9 dhe sot do ta kemi një të tillë në stol” ka thënë të dielën në Canal Plus drejtori i Casa Blanca-s. Një batutë që është interpretuar si një shigjetim ndaj trajnerit me të cilin duket se nuk është në sintoni të plotë.

Kundër gjyqtarit

Mou pardje në mbrëmje ka kritikuar gjyqtarin Perez Lasa: “E njoh që prej vitit 1996, kur mbërrita këtu. Zakonisht njerëzit ndryshojnë, evoluojnë, rriten, ai jo. Jemi në vitin 2011 dhe është i njëjtë si atëherë. Shpresoj që të mos gjykojë më as ne e as Barcelonën. Në kushte normale, La Liga është shumë e gjatë. Do ta shohim nëse kriteret gjykuese janë njësoj për të tërë”. “Marca” e “AS” e mbështesin Mou në kryqëzatën e tij, por nuk i mbyllin sytë përballë problemeve të Madridit, që e mbyll fazën e parë me rekordin e pikëve, 48, por që duhet të luftojë kundër makinës së luftës që quhet Barcelona: 52 pikë nga 57 në fazën e parë, rekordi historik për La Ligën.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›