Dokumenti i Sigurimit Po na zbulojne pergjuesit ne dhomat e gjumit
shte folur e shkruar shpesh per kete menyre gjurmimi ne regjimin komunist madje aty-ketu eshte cekur edhe pergjimi sekret ne dhomen e gjumit por pohimet kane mbetur ne kuadrin e deshmive te pergjithshme. Per here te pare gazeta Panorama ka zbuluar nje dokument autentik te policise sekrete me procedurat zyrtare te mekanizmit represiv qe mbante ne vezhgim qytetaret edhe ne castet intime ne dhomen e gjumit.
Dosja Nr.100 Teper Sekret date 29.07.1978 e Drejtorise se Vecante te Sigurimit te Shtetit alias Departamentit te Aparaturave dhe Pajisjeve te Pergjimit ne Ministrine e Puneve te Brendshme permban materialet e nje analize sekrete mbi rastet e deshtimit gjate operacioneve gjurmuese me pajisjet speciale ndaj elementeve antiparti. Objekt i shqyrtimit sipas dokumentit jane dobesite e te metat qe i kane dhene shkas objektit te perpunimit per te zbuluar pajisjen pergjuese ne banesen e tij. Ngjarjet zhvillohen ne fshatin Kutalli te Beratit ne veren e 78-s. Fillimisht dikasteri i sigurimit lajmeron degen e brendshme per te pergatitur nje banese per familjen e armikut Vasil Kati qe transferohej aty nga Tirana pas denimit per sabotim dhe qendrim antiparti. Detyra specifikon adresen e apartamentit dhe menyren e vendosjes se aparateve pergjuese ne te. Teksa raportohet nga Berati per pershtatjen sipas kritereve te strehes per ish- zevendesministrin e Tregtise te numri dy i Sigurimit Fecor Shehu nga Tirana niset per te Kutalli familja e Isuf Alibalit ish-kryeredaktorit te revistes Shqiperia e re me urdhrin per tu strehuar aty. Pikerisht ketu fillon plasaritja e pare. I porsaardhuri qe te nesermen shpreh dyshime te forta per pranine e pajisjeve pergjuese ne banese. Kjo ve ne alarm Degen e Puneve te Brendshme te Beratit e cila reagon menjehere per te konfirmuar pohimet e ish-kryeredaktorit. Pavaresisht konstatimeve te kontrollit te fshehte ne shtepine e Alibalit ku u vertetua pasaktesia e pohimeve te tij organet e sigurimit operojne me shpejtesi duke e transferuar ate ne nje banese tjeter. Pertej kronologjise se ngjarjes ne dokumentin e analizes pershkruhen edhe mjaft ceshtje te tjera per rritjen e cilesise se punes gjurmuse per shtimin e paisjeve pergjuese ne kushtet e zgjerimit te veprimtarise armiqesore per sofistikimin e procedurave teknike per mos deshifrimin e praktikave subversive etj....
DOKUMENTI
DOSJA Nr.100
Analize mbi dobesine e te metat ne punen me tekniken operative.
Ne baze te raport-propozimit date 15.12.1977 bere nga Dega e Brendshme Berat miratuar nga zevendesministri i Puneve te Brendshme Fecorr Shehu u pajisen me teknike operative stacionare aparature pergjimi dy dhoma e nje kuzhine ne katundin Kutalli te rrethit te Beratit ku do te vendosej familja e te denuarit Vasil Kati objekt i linjes se Deges se Vecante.
Pajisja u vendos nga punetori operativ i T.O.teknike operative te Deges se Peste Sotir S. i ndihmuar nga punetori operativ i T.O. i Deges se Beratit Androkli T. dhe u krye brenda nje dite mbasi ishte menduar te sillej me urgjence familja qe do te vendosej ne te. Ne kohen qe u vendos pajisja ne pallat nuk ishte futur asnje familje bile nje pjese e dhomave perjashto ato ku do te vendosej teknika ishin ende te pasuvatuara plotesisht. Gjate kohes qe u punua nuk u konstatua nga shoket e ngarkuar me kete detyre asgje negative qe rrezikonte deshifrimin e punimeve dhe vendosjen e T.O. Pas vendosjes se teknikes me gjithe urgjencen e paraqitur nga Dega e Vecante dhe Dega e Puneve te Brendshme Berat familja e te denuarit Vasil Kati nuk u soll ne apartamentin qe ishte vendosur te sillej. Ne vend te saj u vendos me 17/4/1978 Isuf Alibali me familjen e vet objekt po i linjes se Deges se Vecante. Vendosja e ketij objekti ne apartamentin e pajisur me T.O u be sipas raport-propozimit te Deges se Brendshme Berat miratuar nga Fecorr Shehu. Si pike pergjimi eshte perdorur banesa e anetarit te Partise Besim P. kryetar i Keshillit Popullor te Kooperatives Kutalli i cili ka vetem te shoqen dhe dy femije te vegjel dhe banon ne dy dhoma e nje kuzhine nje kat me poshte nga objekti i perpunimit njeri mjaft i predispozuar per te ndihmuar organet e sigurimit. Nga 22/12/1977 deri me 17/4/1978 qe u vendos objekti Isuf Alibali celesat e apartamentit te pajisur me T.O jane mbajtur nga shoku Besim P. dhe sipas rregullave jane bere kontrolle nga punetori operativ i T.O ne degen e Beratit. Me daten 17/4/1978 d.m.th ate dite qe u vendos objekti eshte bere nga sh. Androkli T. pergjim me T.O. Nga pergjimi nuk ka dale asgje me interes operativ. Jane bere midis pjesetareve te familjes vetem biseda lidhur me vendosjen e plackave etj. Edhe nga gjashte pergjimet e mevonshme nuk rezulton te jete zhvilluar asnje bisede me karakter armiqesor gje kjo e cila te jep te kuptosh se ata i jane ruajtur mundesise se pergjimit me T.O.
Ne fillim te muajit maj 1978 objekti Isuf Alibali ne nje takim me kryetarin e Deges se Beratit Pellumb Kapo dhe me shokun ome Asimaqi denoncoi se ndersa ishte duke pastruar dhomen ne nje cep te saj pa cilesuar ne cilen dhome kishte gjetur nje cope tubo te vendosur ne mur dhe e kishte lene ne vend pa e prekur. Gjithashtu shfaqi mendimin se ky tub duhej te ishte vendosur per kontrollin e familjes se Vasil Katit qe ishte menduar te sillej ne kete apartament para ardhjes se tij Isufit.
Per te vertetuar keto pretendime me daten 27/5/1978 u largua me kombinacion objekti Isuf Alibali bashkeshortja e djali i tij dhe me hapje sekrete u futen ne banese per te pare gjendjen shoket Agim . dhe Sotir S. te cilet konstatuan
a - Ne vrimen e braves se deres se jashtme ku futet celesi ishin vendosur dy kunja shkrepeseje per te dalluar nese mund te hyhej ne apartament gjate kohes qe objekti nuk ndodhej ne shtepi. Vec kesaj dera ishte mbyllur dhe me nje celes tjeter Elezet. Hapja dhe mbyllja e deres se jashtme u be pa lene gjurme kurse dyert e brendshme u gjeten dhe u lane te hapura.
b - Ne faqen e murit te kuzhines por ne drejtim te kundert me faqen e murit te saj qe e ndan ate me dhomen tjeter dhoma e gjumit dhe ku ndodhet i vendosur tubi i T.O ishte bere nje vrime me drejtim horizontal me madhesi 2x2 cm dhe rreth 2cm me lart nga niveli i pllakave te dyshemese.
c - Ne faqen e brendshme te murit qe ndan dhomen ngjitur me kuzhinen nga dhoma tjeter ishin dy vrima njera me madhesi rreth 10x15 cm e cila ishte mbuluar perseri me llac kurse tjetra me madhesi 4x4 cm por e lene hapur.
Duke gjykuar mbi keto veprime te kryera nga objekti i perpunimit shoket e ngarkuar per te pare gjendjen konkluduan se T.O nuk ishte gjetur prej tij.
Pas ketij verifikimi edhe ne dy takime te mevonshme me shoket Nevzat Haznedari e ome Hasimaqi megjithese iu fol per te mos pasur iluzione e dyshime te kota objekti insistoi qe ne banesen e tij ishte vendosur T.O. se ai kishte konstatuar nje cope tub te cilen e kishte lene ne vend e mbuluar me llac. Sipas pretendimeve te Isufit e beri kete i nisur nga dy rrethana kryesore Se pari kur ishte me pune kryeredaktor i revistes Shqiperia e re nga leximi i literatures se huaj kishte mesuar mbi ekzistencen dhe menyrat e vendosjes se T.O ne vendet kapitaliste gje per te cilen edhe kishte shkruar nje artikull ne revisten Ne sherbim te popullit mbi perdorimin e T.O. ne SHBA. Se dyti ne dhomat e apartamentit ku u vendos kishte konstatuar se brezi i fundit i dhomave 20-30 cm mbi dysheme ndryshonte ne lyerje me siperfaqen tjeter te tyre.
Per tu dhene fund ketyre pretendimeve si dhe per tu bindur plotesisht nese ishte gjetur ose jo T.O. u hoq objekti duke u vendosur ne nje apartament tjeter. Nderkohe u rishikua nga shoket e qendres te kryesuar nga Nevzat Hazedari menyra e vendosjes se teknikes germimet e bera nga objekti si dhe u cmontuan mjetet e T.O. Nga puna e bere u konkludua se asnjera prej germimeve te objektit nuk ka prekur mjetet T.O.
Mosgjetja e T.O. nga objekti vertetohet
Se pari nga funksionimi normal i T.O. ne momentin qe u cmontua. Ky fakt rrezon pretendimin e objektit qe sipas tij gjeti nje cope tub dhe e mbuloi perseri me llac sepse po te kishte ndodhur keshtu mikrofoni qe ka lidhje me kete tub nuk do te funksiononte fare.
Se dyti asnjera nga germimet e kryera nga objekti nuk e ka atakuar T.O. sepse jane kryer larg vendosjes se saj shih skemen bashkengjitur ne te cilen pasqyrohen vendet ku eshte vendosur T.O. dhe germimet e bera nga objekti
Se treti po te ishte gjetur tubi ne dhome sic pretendon objekti do te zbulohej mikrofoni kurse ne fakt nuk ishte bere asnje tentative por ishte germuar ne faqen perballe te murit qe e ndan kete dhome nga dhoma tjeter.
Se katerti gjate cmontimit te mjeteve T.O. u konstatua se germimet e bera nga objekti nuk kishin prekur asgje prej mjeteve te teknikes.
Se pesti ne qofte se objekti do te kishte gjetur ashtu sic thote tubin e teknikes ne mur nuk kishte pse ti mbyllte me plasteline edhe tubat e kordonit elektrik te llambave te ndricimit qe sic pranon vete objekti e beri kete ne konsultim me Bekteshet familjaret e Sadik Bekteshit ish-gjeneralit te denuar per tradhti per tu mbrojtur nga pergjimet me T.O. Mbyllja e tubave te kordonit elektrik u konstatua edhe nga ana jone ose nuk kishte pse te vazhdonte te kerkonte per gjetjen e teknikes edhe pas hyrjes sekrete ne banesen e tij sepse u konstatua qe ai kishte bere nje germim tjeter ne njeren nga qoshet e kuzhines me madhesi 15x15cm dhe e kishte mbyllur perseri me llac.
Megjithese nga teknika operative nuk eshte gjetur fizikisht objekti duke u bazuar ne njohurite qe ka pasur mbi te ne bisedat e bera me armiqte Sadik e Hava Bekteshi mbi mundesine e vendosjes se teknikes objekti pranon se Havaja i ka thene se edhe ne stola jashte baneses vendoset teknike operative ka konkluduar mbi mundesine e vendosjes se T.O. ne banesen e tij.
Dobesite kryesore te punes tone dhe shkaqet e tyre jane
1 - shte e vertete qe dyshimi ne lyerjen e dhomave ekziston ashtu sic pretendon objekti. Ky ndryshim nga i cili ai krijoi dyshime mbi ekzistencen e T.O. duket jo vetem brenda dhomave por edhe ne korridor. Kjo menyre lyerjeje brezi i fundit me furce dhe gjithe siperfaqja tjeter me pompe kujtdo mund ti terheqe vemendjen e te krijoje dyshime. Pikerisht ketu qendron pergjegjesia e shokut Sotir S. Ai e injoroi kete fakt e per rrjedhim e vendosi T.O ne kushte jo te pershtatshme. Ai duhej medoemos te kerkonte ose te bente lyerje te njellojte te te gjitha siperfaqeve te dhomave ne te kundert te refuzonte vendosjen e TO.
Nga puna me cilesi te dobet e punetoreve te ndertimit pothuajse ne te gjitha dhomat bile edhe ne afersi ku ishte vendosur T.O. ekzistonin shenja njolla te cilat per nje person te zgjuar e me aftesi krijojne dyshime si mbeturina te nje pune te kryer pas suvatimit dhe per qellime te caktuara. Edhe keto shenja nga te cilat lindin kuriozitete e jepet shkas per veprime germime qe mund te cojne ne deshifrimin e teknikes per mungese thellimi e vigjilence nuk jane eliminuar.
Keto gabime tregojne jo vetem pune te ceket pa kualitet por ne te njejten kohe per varferi profesionale dhe shfaqje te mendjemadhesise pra shfaqje keto me karakter nenvleresimi per armikun. Pergjegjesia jone per keto gabime behet akoma me e rende per faktin se ato jane afersisht te nje natyre me gabimet e vertetuara ne Degen e Brendshme Rreshen nje vit me pare si rrjedhim i te cilave u deshifrua T.O. nga i pandehuri. Perseritja e ketij gabimi deshmon se Bilo B. si kryetar i deges se V Sotir S. qe e lejoi ate dhe Metan K. si oficer drejtimi perkates akoma nuk kane nxjerre mesimet e duhura dhe nuk kane marre masa te plota per evitimin ne kohe te ketyre dobesive. Pergjegjesi mban edhe Agim C. sepse kur u dergua me hyrje sekrete ne banesen e Isuf Alibalit per te vertetuar pretendimet e objektit lidhur me vendosjen e T.O. nuk i konstatoi mungesat e mesiperme dhe nuk i ngriti ato si problem per tu korrigjuar. Megjithese metoda e perdorur lidhur me montimin e qendrave stacionare te T.O. ka qene e drejte si persa i perket ruajtjes se sekretit ashtu edhe cilesise se degjimit eshte e nevojshme qe ajo te perfeksionohet me tej me qellim qe tu pershtatet sa me mire aftesive te njerezve sidomos te personave qe ishin objekt pune per organet e Sigurimit. Ketu eshte fjala qe sipas rrezikshmerise dhe objektit te perpunimit ne cdo rast te mendohet edhe per variante te tjera vendosjeje me qellim qe te evitohet me cdo kusht deshifrimi i T.O nga armiku.
Vendosja e qendrave stacionare te T.O. sipas praktikes se perdorur vite me radhe eshte konsideruar e mireqene dhe e mjaftueshme kur ato ishin te pakta si numer dhe niveli i njerezve ishte jo ai qe eshte sot por jo e plote dhe e mjaftueshme per kushtet aktuale kur eshte rritur numri i njerezve dhe eshte sofistikuar veprimtaria e armikut. Pikerisht se nuk u ndryshua ne kohen e duhur ne rastin konkret prandaj gati na u zbulua T.O. pasi shoket i qendruan strikt praktikes se vjeter duke u mjaftuar me punen e bere nga punetoret operative te teknikes dhe nuk organizuan kontroll suplementar per tu bindur edhe me mire mbi cilesine e punes se kryer dhe mbi marrjen e te gjitha masave per likuidimin e cdo gjurme apo shenje qe krijon dyshime e mund te behet shkak per dekonspirimin e mjeteve te T.O.
Te prire nga qellimi i mire per te kontribuar ne zbulimin e veprimtarise se armikut ka pasur raste qe jane bere leshime e jane kryer punime te nxituara. Kjo menyre veprimi me karakter liberal e konformist ka cuar ne ate qe pa dashur nuk i eshte kushtuar gjithe kujdesi i duhur kualitetit te punes eliminimit te plote te shenjave te mbetura sic ndodhi edhe ne banesen ku u vendos objekti Isuf Ali Bali dhe qe i dha mbeshtetje ketij te fundit te konkludonte mbi mundesine e ekzistences se T.O.
Ndodhi ne rastin e Kutallise qe pajisja u kerkua me urgjence duke u nxitur keshtu punetoret operative te teknikes ta kryenin brenda dites objekti qe ishte menduar nuk u soll dhe apartamenti qendroi rreth 4 muaj bosh. Pra porosia nuk ishte aq urgjente sa u paraqit.
Per objektin Isuf Ali Bali qe u vendos me vone ne apartamentin e pajisur nuk iu tha asgje per rrezikshmerine e tij sidomos mbi njohurite qe ai ka pasur mbi ekzistencen dhe perdorimin e T.O moment i cili jo vetem duhej te mbahej parasysh por edhe te gjykohej e konkludohej bashkerisht nese duhej futur ne ate ndertese apo duhej cuar ne vend tjeter.
Nga sot e tutje duhet qe cdo pajisje stacionare me T.O. ti nenshtrohet nje studimi te thelle per te konkluduar fillimisht mbi rrezikshmerine e objektit mbi domosdoshmerine e vendosjes se qendres stacionare dhe mbi masat qe duhen marre lidhur me ruajtjen e plote te sekretit gjate punimeve per vendosjen e T.O.
Pas vendosjes se tyre te ushtrohet kontroll nga kryetari i Deges dhe nje shok tjeter qe nuk ka marre pjese ne punime per tu bindur se puna e kryer siguron ruajtjen e T.O. nga deshifrimi.
AFRIM IMAJ